E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baze: Media mos të diktohet nga dy kryeredaktoret Rama dhe Berisha

Mero Baze i ftuar në Ora-News foli rreth zhvillemeve të fundit të çështjes së zgjedhjeve në Shqipëri, si edhe për Kosovën. I pyetur nëse në Shqipëri duhe të eksiztojnë dy apo më shumë parti politike Baze u shpreh se ai është partizan i bipolarizmit në politikë, por se u duhet lënë hapësira reale partive të treta, të katërta apo të pesta .Analisti theksoi se LSI është partia e tretë reale në vend dhe si parti të tjera realisht të pavarura në vend janë LZHK apo edhe PDBDNJ. "Partitë politike që do futen në koalicion me Ramën e Berishën, do të jenë depuetet në parlament. Ndaj votimi inga të dyja partitë politke për kodin zgjedhor është jnë luftë kundër etniteteve partiake që nuk konrollohen nga PD apo PS. Ndaj mendoj se miratimi i këtoj kodi u kthye në pazar. Sipas analistit zgjedhjet duhet të jnë lirë dhje të ndershme. "Rëndësia e zgjedhjeve do vijë nga fakti që njëra nga partitë do humbasë. Kush i fiton këto zgjedhje do ketë mundësi të qeverisë gjatë. Pasojat e para do bien mbi humbësit", nënvizoi Baze. Sipas Mero Bazes ndërkombëtarët kanë luajjtur rolin si vëzhgues, ndërsa politika i ka mbivlerësuar. Ata janë vëzhgues, japin rekomandime, por tërhieqen sepse përgjegjësinë për këtë zgjedhje e kishin marrë vetë partitë.Lidhur me rolin e medias në zgjedhjet e ardhshme Baze theksoi se një media elektronike do të jetë më kryesorja. Ai hodhi idenë për ndryshmin minutazhit elektorral, pasi media nuk duhet të diktohet nga dy kryeredaktorët Rama e Berisha. Shpesh ndikimi i tyre arrin ederi edhe tek të ftuarit në studiot televizive Sa i përket misionit te EULEX në Kosovë, analisti bëri një ndarje virtuale mes EULEX të Ahtisarit dhe EULEX të Ban Ki-moon. " EULEX i Ahtisarit njeh kushettutën e Kosovës dhe statusin e saj, nga na tjetër EULEX i Ban Ki-moon nuk e njeh statusin e Kosovës dhe merr 6 kompetenca që asgjesojnë sovranitetin e qeverisë së Kosovës dhe bën de facto ndsarjen e veriut të Kosovës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›