E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Integrimi i dy vendeve në NATO dhe BE,progres drejt sigurisë

Kryeministri Sali Berisha në takimin me Kryeministrin e Malit të zi Milo Gjukanoviç u shpreh se progresi i integrimit të dy vendeve në Bashkimin Europian është progresi drejt sigurisë . Në fjalimin e tij Kryeministri Berisha pasi shprehu kënaqësinë e vecantë për takimin bëri një rezume për Kryeministrin Gjykanoviç duke e quajtur atë një personalitet me vizion që ka bërë shumë për stabilitetin e ballkanit.. Gjithashtu Kryeministri Berisha falenderoi Kryeministrin Gjykanoviç për njohjen që Mali i Zi i bëri kosovës duke dhënë një kontribut të veçantë në paqen e rajonit. Shefi i qeverisë e quajti Malin e Zi një mik i shqipëtarëve në ditë të vështira. Kryeministri Berisha u shpreh gjithashtu pëe marrëdhëniet e shkëlqyera e dy vendeve në të gjitha fushat. Ne ndajmë pikëpamje të njëjta me Kryeministrin Gjykanoviç për zhvillimet në rajon dhe ndajmë projektet e dy vendeve për integrimin e dy vendeve në NATO dhe BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›