Baze: Sistem terrori për ata që thonë të vërtetën
Është krijuar një sistem terrori për ata që duan të thonë të vërtetën. Këto kanë qenë fjalët e para të gazetarit Mero Baze në një intervistë për "Zërin e Amerikës", pas daljes nga spitali.
Gazetari Baze ka denoncuar "regjimin mediatik" që ndodhet në Shqipëri, pas dhunës së ushtruar ndaj tij mbrëmjen e djeshme.
"Shqipëria është kthyer në një vend të traumatizuar nga lidhjet e politikës me krimin. Është krijuar një regjim mediatik. Në krahasim me komunizmin ka një liri për të parë spektakle rozë, por nuk ka asnjë liri për të prekur regjimin", theksoi Baze.
"Ky është i vetmi regjim që ka krijuar modelin e mosdënimit të fajtorëve në pushtet. Jemi i vetmi vend që nuk ka ndëshkuar ministrat që akuzohen për krime të rënda, duke përfshirë këtu edhe vrasjen e civilëve në Gërdec. Është krijuar një sistem terrori për ata që duan të thonë të vërtetën. Kemi të bëjmë me një regjim ku krimi është i lidhur me politikën", është shprehur gazetari. Sulmi ndaj gazetarit Baze ndodhi mbrëmjen e së hënës, kur ai ishte në shoqërinë e dy kolegëve të tij, Arban Hasani dhe Andi Bushati në momentin që u godit nga truprojat e Taçit.
Goditjet kundër Bazes zgjatën rreth 4 minuta, siç u shprehën edhe kolegët Bushati dhe Hasani që ndërhynë për të shmangur sherrin.