E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqatat e gazetarëve, protestë para qeverisë

Sot, në orën 12:00, të gjitha shoqatat e gazetarëve do të protestojnë përpara godinës së Kryeministrisë për të dënuar dhunën ndaj gazetarit Mero Baze. Protesta do të zhvillohet paralelisht me mbledhjen e Këshillit të Ministrave, e cila do të nisë në orën 11:00. Gazetarë të ndryshëm kanë dënuar dhunën ndaj gazetarit Mero Baze, duke kërkuar nga drejtësia të zbatojë ligjin. Filip Çakuli thotë se "Berisha i di kush janë autorët, por nuk foli për emrat e tyre, pasi ai gjithmonë autorët e këtyre akteve u përmend edhe emrat e familjarëve". Lëvizja "Mjaft!" reagoi dje për sulmin ndaj Mero Bazes duke kërkuar nga shteti që të dënojë të tilla veprime. Komiteti Shqiptar i Helsinkit dënoi fenomene të tilla, duke i cilësuar këto veprime si të pajustifikueshme. Për të dënuar fenomene të tilla, shoqatat e gazetarëve u bëjnë thirrje gjithashtu të gjithë qytetarëve të angazhuar të dalin në një protestë paqësore të mërkurën në orën 12:00, përpara godinës së Kryeministrisë. Dëshmitarët okularë në vendin e ngjarjes thanë se Mero Baze po qëndronte bashkë me dy kolegët, Andi Bushati dhe Arban Hasani në një nga tavolinat e një pub-i kur aty pranë kaloi Rezart Taçi së bashku me truprojat e tij.

Unioni i Gazetarëve

Dënojmë këtë akt dhe u kërkojmë autoriteteve të vendit reagim të menjëhershëm institucional. Ne i kërkojmë Policisë së Shtetit që pas denoncimit zyrtar dhe dëshmive të dhëna nga kolegu i dhunuar dhe dy kolegët e tjerë, të kryhen pa shmangie veprimet

Gazetarët profesionistë

"Leksioni" që u përpoqën të japin njerëzit e lidhur me mijëra fije me pushtetin e aferave korruptive në Shqipëri shpreh krizën reale, jo vetëm të qeverisjes, e cila është tashmë e kapur nga njerëz me pushtet ekstraligjor dhe kriminal

Lidhja e Gazetarëve

"U kërkon autoriteteve që të hetojnë me shpejtësi dhe të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë personat e përfshirë në dhunimin e gazetarit Mero Baze. Drejtësia nuk duhet të impresionohet nga lidhjet e botës kriminale të biznesit me qeverinë"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›