Baze:Përplasja me qeverinë, për shkak të detyrës

Botuesi i gazetës Tema Mero Baze në emisionin "Takim me median" u shpreh në lidhje me përplasjet e midis gazetarit dhe qeverisë për mbylljen e ambjenteve të kësaj gazete se prishja e njëanëshme e kontratës është e padrejtë dhe ka veçse motive politike që lidhen me qëndrimet e kësaj gazete ndaj qeverisë. Gjithashtu Baze shton se përplasja e tij me qeverinë dhe kryesisht me Kryeministrin Berisha ka nisur për shkak të denoncimit të gazetës për çështje si ajo e Fazlliç. "Unë jam gazetar dhe kërkoj të pasqyroj të vërtetën dhe Berisha mos të bëjë lobim me profesionin tim si gazetar"u shpreh Baze.