Meta:LSI-ja, pro hapjes së dosjeve por jo me ligjin

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është shprehur në studion e "Ora News" për miratimin e ligjit të dosjeve se LSI-ja është dakort për hapjen e dosjeve por jo me ligjin sepse dosjet duhet të bëhen publike për të gjithë sepse në këtë mënyrë realizohet transparenca. Gjithashtu Meta shtoi për akuzën e PS-së se LSI-ja ka bashkuar votat me PD-në për miratimin e ligjit të dosjeve se mediat vuajnë nga vesi i mashtrimit sepse asnjë nga deputetët e LSI-së nuk kanë qenë prezent në miratimin e këtij ligji .Ndërsa për ligjin e miratuar Meta u shpreh se kjo është bërë temë e manipulimit politik sepse politika aktuale nuk ka vullnet për transparencë. Për kodin zgjedhor kreu i LSI-së u shpreh se kodi i rikthyer nga presidenti ka probleme serioze dhe LSI-ja po bën përpjekje të bëhen riparime sepse kjo është një çështje e gjithe qytetarëve dhe nëse kodi nuk plotëson standartet fajin do ta mbajnë dy forcat e mëdha politike Gjithashtu pyetjes që viti 2008 është viti i përplasjes mes PS dhe LSI-së Meta u përgjigj me ironi se 2008 është viti i dashurisë mes PS-së dhe PD-së. Kryetari i LSI-së Meta duke uruar Krishtlindjet dhe festat e fundvitit u shpreh se shpreson që ky vit të jetë për shqipëtarët një vit i sigurtë.