Bebet e sotme do jetojnë 100 vjet
Më shumë se gjysma e fëmijëve që lindin sot në vendet e zhvilluara do të jetojnë deri në 100 vjet, pasi siç shprehen disa analistë në Gjermani dhe Danimarkë, hapat përpara të mjekësisë do të bëjnë të mundur mbrojtjen dhe rritjen e shëndetëshme të brezave që do të vijnë.
Mosha mesatare e jetës pritet të rritet me rreth 30 vjet në vende si SHBA, Britani, Francë, Gjermani, Kanada apo Japoni, një trend ky që do të vazhdojë. Pra sipas ekspertëve, bebet e së ardhmes, pa asnjë problem do të arrijnë të festojnë 75-vjetorin e tyre të shëndetshëm.
Po sipas studimit njerëzit do të jenë më gjatë edhe për shkak se me kalimin e viteve dhe zhvillimin e shoqërisë do të kenë më pak strese dhe probleme. Në rast se i referohemi Gjermanisë, plakja e shoqërisë ka detyruar qeveritë të hartojnë politika të shumta për kujdesin ndaj moshës së tretë. Numri i të moshuarve për çdo 100 persona është rritur nga 16 në 1956-ën në 29 në 2006-ën dhe pritet të arrijë në 60 në vitin 2056.