E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bebet mesojne fjale qe ne barkun e nenes

Gjate shtatzenise, mjeket u rekomandojne prinderve qe t’u flasin bebeve qe nuk kane lindur ende. Por kjo, pervecse nje menyre per te forcuar lidhjen e femijes me prinderit, eshte nje strategji shume e mire per te nisur ndertimin e kujteses. Nje studim i realizuar nga Universiteti i Helsinkit tregoi se femijet lindin me nje kujtese mbi nje grup fjalesh, te cilat i kane degjuar qe te perdoren ne menyre me te shpeshte. Studiuesit maten aktivitetin e trurit te bebeve, ku u vu re nje rritje e menjehershme e valeve kur degjonin fjale te cilat mund t’i identifikonin, pasi i kishin degjuar shpesh gjate shtatzenise. Dicka e tille nuk ndodhte me fjale qe ata i degjonin per here te pare. Keto te dhena perforcojne edhe me shume faktet e njohura, se femije mund t’i njohe prinderit e vet nga zeri menjehere sapo vjen ne jete. “Eshte hera e pare qe mesimi i gjuhes vendoset ne nje kohe kaq te hershme te zhvillimit te fetusit, ende ne muajt e shtatzenise. Ky studim duhet t’i beje prinderit me te kujdesshem per fjalet qe thone ndersa presin nje femije”, thone studiuesit e Universitetit te Helsinkit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›