E Diel, 1 Nëntor 2026

Beçaj: Na duhen më shumë gjyqtarë. Anëtarët e Gjykatës së Lartë të zgjidhen me shumicë të cilësuar

Share

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, ka kundërshtuar shtimin me vetëm dy anëtare të këtij institucioni, ashtu siç parashikohet në draftin mbi organizimin e konferencës gjyqësore. Duke folur në Komisionin e Ligjeve, Beçaj sqaroi se duhet një panel prej 5 gjyqtarësh që të gjykojë vetëm çështjet administrative, raporton Vizion Plus. Nga ana tjetër gjykata shpesh ka vuajtur mungesën e anëtarëve, duke bërë që fluksi i dosjeve të jetë i papërballueshëm. Kur një anëtari i mbaron mandati, duhet zëvendësuar menjëherë. Kjo situatë me vendet vakante ka vështirësuar shumë punën. Nëse sdo kishte vende vakante, do ishin gjykuar 3 mijë çështje më tepër. Nga numri i lartë i çështjeve për tu gjykuar, Gjykata e Lartë është kthyer në Gjykatë të Shkallës së tretë teknike, ka thëne Shpresa Beçaj. Beçaj mbështeti edhe zgjedhjen nga Kuvendi të anëtareve të Gjykatës së Lartë me shumicë të cilësuar, duke qene kështu ne mbështetje të propozimit të opozitës për reformën në drejtësi. Sipas Beçajt, Gjykata e Lartë ka nevojë edhe për gjyqtarë që të kenë 20 vjet përvoje punë si gjyqtare dhe jo 13 siç parashikohet të bëhet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›