"Bechtel-Enka", 90 milionë euro fitime më 2008
Konsorciumi sipërmarrës i segmentit Rrëshen-Kalimash ka realizuar një xhiro të përgjithshme prej 37 miliardë lekësh dhe fitim bruto prej 11 miliardë lekësh, sipas të dhënave të publikuara tek e përjavshmja ekonomike "Monitor", që i referohet bilancit tatimor të kësaj kompanie. Gjatë dy viteve të mëparshme, konsorciumi "Bechtel-Enka" pati realizuar xhiro të përgjithshme prej 18 miliardë lekësh dhe pati fituar rreth 7.8 miliardë lekë, ndërkohë që deri në fund të projektit, kompania pritet të marrë edhe një herë kaq.
Kontrata për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash u nënshkrua më tetor 2006. Konsorciumi sipërmarrës, i përbërë nga kompania amerikane "Bechtel" dhe ajo turke "Enka", ranë dakord të kryejnë ndërtimin përkundrejt çmimit të synuar të 418 milionë eurove. Kostot janë dyfishuar në krahasim me vlerësimin fillestar, kryesisht për shkak se palët kanë rënë dakord të ndryshojnë për rritje koston e punimeve për njësi, si edhe të shtojnë volumin e punimeve.
Qeveria nuk ka pranuar të publikojë një vlerësim të ri se sa do të kushtojë rruga patriotike, por sipas vlerësimeve të ekspertëve të prokurorisë, vetëm segmenti Rrëshen-Kalimash pritet të kushtojë jo më pak se 867 milionë euro.
Bilanci i buxhetit të shtetit thotë se vetëm për periudhën janar-korrik, rruga Durrës-Kukës u ka kushtuar tatim-paguesve shifrën marramendëse të 28.3 miliardë lekëve (rreth 217 milionë euro).
Çmendet tregu
Volumi i madh i punimeve në këtë aks rrugor ka shkaktuar tronditje të forta në shumë segmente të tregut të ndërtimit në vend. Segmenti Rrëshen-Kalimash më vete përbën 30 për qind të tregut të ndërtimit, ndërsa gjatë vitit të kaluar, kompanitë e prodhimit dhe tregtimit të çimentos kanë shumëfishuar aktivitetin e tyre si pasojë e rrugës. Edhe tregu i sigurimeve ka përfituar nga ky projekt. Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, u raportua rritje me 96 për qind e policave të sigurimit të shitura për sigurimin e përgjegjësisë sociale, të blera nga ndërtuesit e rrugës. "Bechtel-Enka" është kthyer edhe në klientin më të madh të kompanive të dhënies së makinave me qira. Shumica dërrmuese e këtij aktiviteti gjatë viteve të fundit ka rritur xhiron falë qiramarrjeve afatgjata të makinave nga sipërmarrësit e rrugës.
Kaos kostosh
Kostot e projektit më të madh inxhinierik në historinë e Shqipërisë që në fillim qenë të paqarta dhe sot mbeten ende enigmatike. Refuzimi i qeverisë për të dhënë shpjegime konkrete, ka shtyrë gjithkënd të bëjë analizat e veta. Kështu, Prokuroria e Përgjithshme vlerësonte se kostoja e segmentit Rrëshen-Kalimash më vete do të kushtojë për taksapaguesit mbi 1 miliard euro, ndërkohë që segmentet e tjera Kalimash-Kukës-Morin, do të kushtojnë gjithashtu disa qindra milionë euro. Vetë Kryeministri Berisha, i pyetur nga gazetarët se sa do të kushtojë, nuk dha një përgjigje konkrete, por tha se "mosndërtimi kushton më shtrenjtë".
Pasoja makroekonomike
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, projekti i autostradës patriotike ka shkaktuar rritje të fortë të deficitit të tregtisë së jashtme të vendit dhe rritje të deficitit të llogarisë korrente. Sipas vlerësimeve të ekspertëve të FMN-së, rreth 80 për qind e parave që Shqipëria po paguan për rrugën, përkthehen në importe dhe në valutë e dalë jashtë vendit dhe kjo gjë rrezikon në shumë drejtime stabilitetin makroekonomik të vendit. Në një analizë më indirekte, Banka e Shqipërisë deklaroi pak javë më parë se sipas llogarive të saj, deficiti i lartë buxhetor i qeverisë është shkaktar i deficitit të lartë të tregtisë së jashtme të vendit, pra edhe burim i destabilitetit makroekonomik.
Pavarësisht nga të gjitha llogaritë, rruga Durrës-Kukës do të vijojë të rëndojë mbi buxhetin e shtetit deri në mes të vitit të ardhshëm, kur shpresohet se edhe do të përfundojë së ndërtuari.