Fillon Ramazani, ndërpriten pushimet në Durrës
Plazhi i Durrësit vërehet se pësoi një reduktim dramatik të numrit të pushuesve nga Kosova dhe Maqedonia gjatë javës së fundit, reduktim që shpjegohet me fillimin e muajit të Ramazanit për besimtarët myslimanë. Pronarë hotelesh dhe restorantesh raportuan se një pjesë e konsiderueshme e klientëve të tyre patën bërë gati valixhet dhe qenë nisur për t‘u kthyer në shtëpi. "Problemi nuk qëndron vetëm për këtë vit. Imagjinoj se çfarë mund të ndodhë vitin e ardhshëm, kur Ramazani pritet të fillojë më 10 gusht", komentoi pronari i disa dhomave.
Turistët nga Kosova dhe Maqedonia përbëjnë rreth 60-70 për qind të turistëve që mbërrijnë në Shqipëri, ndërsa përbëjnë edhe shumicën dërrmuese të turistëve që zgjedhin bregdetin e Durrësit.
Turistët nga Kosova dhe Maqedonia përbëjnë rreth 60-70 për qind të turistëve që mbërrijnë në Shqipëri, ndërsa përbëjnë edhe shumicën dërrmuese të turistëve që zgjedhin bregdetin e Durrësit.