E Martë, 3 Nëntor 2026

Beci: Paketë investimesh në disa shkolla të qytetit për eliminimin e ngrohjes me gaz

TIRANË, 10 mars/ATSH/ Bashkia Shkodër ka nisur investimin për sistemin e ngrohjes në disa shkolla të qytetit, duke synuar eliminimin e plotë të ngrohjes me gaz në institucionet arsimore të qytetit.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, shprehet se “një tjetër investim i bashkisë Shkodër, është ai në shkollën 9- vjeçare “Dëshmorët e Prishtinës”, ku pas pak javësh pritet të përfundojë investimi për kaldajën”.

“Kjo ndërhyrje po bëhet në kuadër të një pakete investimesh në disa shkolla të qytetit për eliminimin e plotë të ngrohjes me gaz”, thotë ai.

Ky investim i bashkisë së Shkodrës, pritet të përmirësojë ndjeshëm sistemin e ngrohjes në shkolla, duke krijuar një mjedis të brendshëm më të përshtatshëm për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Njëherësh, nëndrejtori i shkollës Sokol Zaimaj, thotë se ky investim plotëson një nevojë të kahershme të institucionit, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor.

“Ky investim është pjesë e angazhimit të Bashkisë Shkodër për përmirësimin e infrastrukturës në shkollat e qytetit, me qëllim garantimin e kushteve më të mira për nxënësit”, cilësohet në njoftimin e bashkisë Shkodër. /j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›