E Martë, 3 Nëntor 2026

Dredha takim me ambasadoren austriake: Projekte të përbashkëta për Vlorën

TIRANË, 10 mars/ATSH/  Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha priti sot në një takim ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach.

Në takim ishin të pranishëm edhe Konsullja Renate Seib dhe Konsulli i Nderit të Austrisë në Vlorë, Dhimosten Koça.

Dredha ndau sot në rrjetet sociale momente nga takimi, ku u bisedua për bashkëpunimet dhe projektet e ndryshme në Vlorë.

“Të gjitha ndryshimet e mëdha që po vazhdojnë të zgjerojnë mundësitë e qytetit, në të gjitha hapësirat e tij, me projekte shumë të rëndësishme zhvillimi të qeverisë shqiptare, ishin fokusi i këtij takimi që, jam i bindur, do të pasohet nga të tjera mundësi bashkëpunimi”, tha Dredha.

1 nga 8

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›