Beci: Vijon puna për shuarjen e plotë të vatrave të mbetura në Myselim

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Në zonën e Myselimit mbi rezervuarin e Shtodrit në Shkodër ka vijuar puna mëngjesin e sotëm për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të mbetura.
Kryetari i bashkisë së Shkodrë, Benet Beci tha sot se “operacioni po vijon me angazhimin e strukturave të Emergjencave Civile, zjarrfikësve dhe punonjësve të bashkisë Shkodër, si dhe me mbështetjen e efektivëve të Forcave të Armatosura të Repartit 1010, Vau i Dejës”.
“Puna në terren do të vijojë deri në izolimin dhe shuarjen e plotë të çdo vatre aktive”, tha Beci.
Kryebashkiaku beci shprehu mirënjohje për të gjithë efektivët dhe punonjësit e angazhuar, për përkushtimin dhe punën e pandërprerë në terren.
Ditëne djeshme u ndërhy nga ajri me helikopter për izolimin dhe shuarjen e zjarrit në Myselim. Falë ndërhyrjes së forcave u mbrojtën 15 banesa dhe u shmang rreziku për familjet e zonës.
1 nga 5/k.s/a.f/