E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr pranë “Syrit të Kaltër” në Finiq, digjen katër kioska

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Një zjarr ka përfshirë gjatë orëve të para të mëngjesit zonën pranë hyrjes së “Syrit të Kaltër”, në bashkinë Finiq, duke djegur katër kioska private në funksion të tregtimit.

Mediet bëjnë të ditur se zjarri u regjistrua rreth orës 00:05, ndërsa pas marrjes së njoftimit. Në vendngjarje janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse dhe dy mjete të Policisë së Shtetit.

Forcat zjarrfikëse kanë punuar për rreth dy orë për neutralizimin e flakëve, ndërsa zjarri është vënë nën kontroll rreth orës 02:00.

Policia ka nisur hetimet mbi shkaqet e zjarrit, i cili dyshohet se është shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ngjarjes.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›