E Shtunë, 31 Tetor 2026

Becirovic në Benetton

Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 22:00

Sani Becirovic do ta vazhdojë karrierën në Itali. Basketbollisti slloven, me prejardhje shqiptare u kthye në basketbollin italian pas eksperiencës së fundit që e kishte në këtë vend me ekipin Lottomatica.

“Jam i lumtur që kthehem në Itali dhe që jam pjesë e një skuadre të madhe si Benetton. Edhe në të kaluarën kam qenë afër Trevisos, dhe tash u konkretizua ky transferim dhe jam i nderuar që do ta vesh njërën nga fanellat më të rëndësishme të basketbollit evropian”, theksoi ‘SaniBoy’. Përfaqësuesi slloven e sheh këtë si mundësi ideale për të shkëlqyer.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›