Arsenali dhe Interi

Një digë është gatin të rrëzohet, apo më saktë një portë të hapet dhe blerjet e Arsenalit të ndodhin në mënyrë të rrufeshme, pas dy shitjeve të bujshme. Sesk Fabregas prezantohet sot në “Kamp Nou” si lojtar i Barcelonës, ndërsa Samir Nasri, besohet se menjëherë do të shkojë tek Mançester Siti dhe nga këto dy transferime Arsen Venger do të ketë në xhep 63 milionë euro. Përveç tyre, trajneri francez i Arsenalit ka edhe 23 milionë euro të mbetura, nga shuma që i dhanë drejtuesit e klubit në fillim të verës.
Me një pjesë të këtyre parave, që janë gjithsej 86 milionë euro, Venger ka si synim që të marrë 3 lojtarë. Në krye të listës është mbrojtësi i Evertonit, Fil Jagielka, më tej janë edhe Marvin Martin i Soshosë franceze dhe ganezi Andre Aju i Marsejës. Ndoshta këta lojtarë mund të kushtojnë nga 40 deri në 45 milionë euro dhe “topçinjtë” të kenë edhe shumë para të mbetura në kasafortë.
Duke zbritur nga Londra në Milano, kemi Interin i cili mund të na detyrojë të bëjmë edhe një rrugë tjetër për në Angli. Kjo sepse, Uesli Snajder gjithsesi do të shkojë në Mançester. Veçse, jo tek Junajtid, por duket se përfundimisht tek Siti.
Klubi i Roberto Mançinit jo vetëm nuk ka problem të paguajë shumën që kërkon Interi, pra rreth 35-40 milionë euro për kartonin e holandezit, por edhe t’i japë mesfushorit rrogën që kërkon, pra rreth 10 milionë euro në sezon. Në të vërtetë, Siti nuk do të jetë i detyruar të paguajë, pasi Karlos Tevez mund të vishet zikaltër. Një biznes shumë i mirë, që kënaq dy klubet, por edhe të dy lojtarët.