Dos Santos e do Sevillan

Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 15:51
Sulmuesi i padëshiruar i Tottenhamit Giovani dos Santos ka bërë të ditur se dëshiron të transferohet te klubi nga La Liga, Sevilla.
Dos Santos dështoi të tregon kualitetet e tij në White Hart Lane pas transferimit nga Barcelona më 2008 dhe në sezonet e fundit ishte huazuar në Ipswich, Galatasaray dhe Racing Santander.
Edhe pse është kthyer në Tottenham, klubi anglez synon ta shesë para përmbylljes së afatit kalimtar të verës. Dos Santos preferon kalimin në Sevilla.
“Sevilla është preferenca ime. Ata janë klub i madh spanjoll dhe më pëlqen mundësia të luaj për këtë skuadër”, tha Dos Santos për AS.