E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham fiton titullin me LA Galaxyn

David Beckham i ndihmoi skuadrës së tij LA Galaxy të mposht Houston Dynamon në finalen e MLS Cup në atë që mund të jetë paraqitja e tij e fundit në Shtetet e Bashkuara.

Beckham, 36 vjeq shërbeu për Landon Donovanin në golin e vetëm të fitores në finale dhe fitoi titullin e tij të parë në Amerikë. Kontrata e ish kapitenit të Anglisë me Galaxyn skadon muajin e ardhshëm. Beckham spekulohet me transferim në Paris St-Germain.

“Pavarësisht nëse mbetem ose jo, kam kaluar pesë vite të shkëlqyeshme” tha ai. Beckham i cili luajti për gjithë ndeshjen edhe pse vuante nga një lëndim që pësoi javën e kaluar në stërvitje, iu bashkua Galaxyt nga Real Madrid më 2007. Galaxy fitoi titullin e parë nga 2005.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›