E Diel, 1 Nëntor 2026

Guardiola: Harrojeni Realin, ne shohim punën tonë

Pep Guardiola. trajneri i Barcelones

Guardiola u ka kujtuar lojtarëve të tij se gjhithcka varet prej vetë atyre, nëse duan të jenë fitimtarë të titullit edhe këtë sezon. Pep Guardiola, teksa kërkonte (në fakt e arkivoi) një fitore bindëse ndaj Zaragozës, të shtunën e kaluar, në dhomën e veshjes, para ndeshjes u kërkoi lojtarëve të tij ta shkëpusin mendjen nga loja që do të luhej në atë kohë mes Valencias dhe Real Madridit. “Harrojeni Real Madridin, ne merremi me ndeshjet tona, mësohet tu ketë thënë trajneri të tijve, të cilët shpresonin se Reali i Madridit mund të linte dy apo tri pikë në Mestalla. Natyrisht, Guardiola e di më mirë se gjithkush që, të jetosh në kurriz të rezultateve të të tjerëve, është shenjë e dobësisë tënde. Prandaj, u ka rikujtuar lojtarëve që stërvit që të përqëndrohen në punën e tyre dhe të përpiqen të mos krijojnë më asnjë shkëputje nga rivali historik, që për momentin mban kreun e La Liga-s, me tri pikë më shumë. Megjithatë, Guardiola nuk mundi ti parandalojnë disa prej lojtarëve të tij, kur u larguan nga dhomat e zhveshjes në drejtim të televizioneve të shpërndara në zonën e përzier në Camp Nou, ku po transmetohej ndeshja e Realit në Valencia, përfshi këtu edhe Ksavi dhe Fabregas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›