E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez, opsion për Milanin

Ndihmëstrajneri i Milanit, Mauro Tassotti ka bërë të ditur se klubi do të ishte i interesuar për transferimin e Carlos Tevezit nëse sulmuesi i Manchester Cityt dëshmon se ka tejkaluar problemet e tij.

Tevez pritet të largohet nga City gjatë afatit kalimtar të janarit ndërsa një numër i klubeve evropiane përfshirë Milanin, Interin dhe PSG-n janë të interesuara për shërbimet e tij.

“Tevez në Milan? Ai është futbollist i mirë por ne duhet të vlerësojmë gjendjen e tij. Ai ka probleme me Cityn andaj mund të jetë një ide për ne” tha Tassotti për mediet italiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›