E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham, hije dyshmi per qendrimin ne Milano

Sipas presidentit te Liges Amerikane te Futbollit, i cili ka akses edhe ne ceshtjen e transferimit te lojtareve, Beckham mund te luaje ne Milano deri ne muajin mars.

Nderlikohet ceshtja e transferimit te David Beckham tek skuadra e Milanit. Pavaresisht se administratori i deleguar kuqezi, Adriano Galliani deklaroi se lojtari anglez do mberrije ne Milano gjate janarit per te luajtur deri ne fund te sezonit, fijet qe e lidhin lojtarin me SHBA-ne nuk mund te keputen lehte.

Sipas presidentit te Liges Amerikane te Futbollit, i cili ka akses edhe ne ceshtjen e transferimit te lojtareve, Beckham mund te luaje ne Milano deri ne muajin mars. Ivan Gazidis thekson se mesfushori britanik duhet te bashkohet me Los Angeles Galaxy ne muajin e trete te vitit 2009, kohe kur nis zyrtarisht edhe Kampionati Amerikan i Futbollit.

Ne kampin e skuadres kaliforniane ekziston nje klime e tensionuar, pasi trajneri Bruce Arena eshte nxehur pas vendimit per kalimin e David Beckham te Milan. Ne nje interviste, ish trajneri i SHBA-se thekson se zgjedhja e "Spice Boy" eshte nje dem per Galaxy dhe per Major League Soccer". Sipas Arena-s, qellimi i Galaxy eshte te ndertoje nje skuader te madhe te se ardhmes dhe vendimi i Beckham bie ndesh me strategjine.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›