E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham i lumtur për Realin

Superylli anglez, David Beckham, është shprehur shumë i lumtur që ish-skuadra e tij, Real Madrid, arriti të fitojë Kupën e Mbretit.

“Ishte e mrekullueshme të shohësh, duke qenë tifoz i Realit, se si ata e fituan atë ndeshje. Është me rëndësi, pasi Kupa e Mbretit është me rëndësi në Spanjë, sidomos nëse e fiton ndaj Barcelonës”.

“Barcelona është ekip i madh, ata janë ndoshta ekipi më i mirë i kësaj gjenerate, përkrah Manchester Unitedit”, tha Becks.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›