E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: Bëj supertransferim edhe pa e shitur Cesc

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka rikonfirmuar besimin e tij në skuadrën aktuale, duke u kundërvënë deklaratave të Cesc Fabregas, i cili ka thënë se duhen bërë investime në superlojtarë. Wenger beson se nëse kërkohet, ai ka paratë për të bërë ndonjë transferim të kategorisë së rëndë.

“A jam në gjendje të blej lojtarë të mëdhenj? Nuk e di. Nuk e kam parë pozitën tonë financiare”.

“Gjëja e vetme që mund të them është se klubi është në gjendje të shëndetshme financiare dhe se nëse kërkohet ndonjë transferim i madh, atëherë dhe do ta bëj”, u shpreh Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›