E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse do të ndryshoja stilin e lojës?

Trajneri i Barcelonës tha se nuk ka ndonjë arsye që ta ndryshoj stilin sulmues të lojës së ekipit të tij pas humbjes nga Reali në finalen e Kupës së Mbretit.

“Duket se stilin tonë të lojës dikush e përdor si justifikim për humbjen tonë në finalen e kupës, ndërsa kjo nuk më pëlqen” tha Pep Guardiola.

“Stili jonë i lojës mbetet i njëjtë, pa marrë parasysh se a fitojmë apo humbim. Futbolli sulmues është stili unik, kjo është filozofia e këtij ekipi dhe unë nuk planifikoj që ta ndryshoj.

Të mërkurën e ardhshme është takimi i parë i gjysmë finales së Champions League në Madrid ku do të mundohemi që të shënojmë më shumë gola” theksoi strategu i katalanasve.

Ai gjithashtu u kujtoi se Barcelona kohën e fundit ka arritur rezultate të shkëlqyera, duke vënë në dukje se ai personalisht do të jetë i kënaqur vetëm me përvetësimin e titullit në La Liga.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›