United rrugës drejtë titullit

Kryesuesit e Premeri Leagues angleze, Manchester United kanë arritur fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Evertonit me rezultat minimal 1-0. “Djajtë e kuq”, u treguan të vendosur qe të mos bëjnë më gabime qe do t`i mundësonin Chelseat dhe Arsenalit të afrohen më shumë në krye të tabelës.
Pjesa e parë përfundoi 0-0, ndërsa në të dytën qe nga fillimi United u vërsul drejt portës kundërshtare, derisa goli arriti vetëm në minutën e 85-të, me ane të Chicharitos, i cili edhe njëherë u tregua vendimtarë për Manchesterit. Kryesuesit në dy javët e ardhshme i pret sfida përfundimtare për titull, pasi takohet me Arsenalin, dhe pret Chelsean në shtëpi. Me këtë fitore United. Largohet 9 pikë nga ndjekësit Chelsea dhe Arsenal, mirëpo këta të fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.