E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham jashtë seleksionit për Olimpiadë: Nuk kam ftesë

Futbollisti i njohur britanik, David Beckham, thotë se nuk është ftuar në përbërje të seleksionit futbollistik të Britanisë, që merr pjesë në Lojërat Olimpike në Londër, të cilat fillojnë më 27 korrik.

“Jam shumë i zhgënjyer, por nuk do të ketë mbështetës më të madh të ekipit se unë”, tha David Beckham, nëpërmjet një kumtese.

Ylli futbollistik 37 vjeçar, që aktualisht luan për ekipin Los Angeles Galaxy, poashtu nuk është ftuar në përbërje të kombëtares së Anglisë në kampionatin evropian të futbollit, Euro 2012, që aktualisht po mbahet në Poloni dhe Ukrainë.

David Beckham ka luajtur 115 ndeshje në seleksionin futbollistik të Anglisë.

Raportohet se ai megjithatë do të ketë ndonjë rol në hapje të Lojërave Olimpike në Londër, më 27 korrik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›