Këngë e valle shqiptare në Spanjë
Ansambli "Albanian folk dance" ka performuar në Festivalin Folklorik të Mucias në Spanjë, ku për tetë ditë me radhë është përcjellë tradita e këngëve dhe valleve shqiptare.
20 artistët e këtij ansambli, të udhëhequr nga Arian Sukniqi, me kostume popullore tradicionale shqiptare, prezantojnë vlerat folklorike të Shqipërisë për një publik të huaj. Sipas programit, për publikun spanjoll janë interpretuar këngë dhe valle, që tashmë kanë hyrë në fondin e artë të folklorit shqiptar dhe që sjellin vlera artistike dhe etnofolklorike. Ansambli nga Shqipëria konkurron mes 20 grupeve nga e gjithë bota.