E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktorit Sulejman Dibra i jepet titulli “Naim Frashëri”

Aktori Sulejman Dibra është dekoruar me titullin “Naim Frashëri i Artë”, i akorduar nga presidenti i Republikës, Bamir Topi. Në ceremoninë e zhvilluar sot në teatrin ‘Metropoli’, Dibrës iu dha ky titull me motivacionin për interpretimet në nivel të lartë artistik në teatër dhe kinema, si dhe për kontributin me rëndësi në institucionet e artit skenik shqiptar.

Gjatë karrierës së tij, më shumë se 40-vjeçare, artisti Sulejman Dibra ka punuar në disa institucione, ka interpretuar disa role në kinema dhe teatër, ka qenë pedagog në Akademinë e Arteve etj. Por, mbresa më e madhe për të është momenti kur në Estradë filluan të viheshin komedi, apo të zhvilloheshin recitale. “Kam qenë një punëtor i thjeshtë, me dashuri të madhe për artin, edhe pse në një familje jo me traditë artistësh”, tha Dibra gjatë ceremonisë. Sulejman Dibra ka lindur në vitin 1943 në qytetin e Shkodrës. Në kinematografi Dibra ka interpretuar 13 role. Roli i tij i parë ishte ai Partizanit të plagosur në filmin “Komisari i Dritës”, ndërsa më tej interpretoi në filmat “Njësiti “Gueril” , “Kasketa”, “Operacioni Zjarri”, “Tinguj Lufte”, “Nëntori i dytë” “Ne dhe Lenini” etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›