E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham:Rooney po aq i mirë sa Ronaldinjo

Mesfushori i Milanit, David Beckham, thotë se ylli i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, është në nivelet e bashkëlojtarit të tij te Milani, Ronaldinjo.
Gjatë karrierës së tij, Ronaldinjo është shpallur dy herë lojtari më i mirë në botë dhe konsiderohet si lojtari më i talentuar i gjeneratës së tij, ndërsa mesfushori anglez thotë se bashkëkombësi i tij, Rooney, mund të krahasohet me brazilianin.
"Do ta krahasoja Waynen me Ronaldinjon. Unë gjithmonë kam thënë se Wayne është njëri nga golashënuesit më të mëdhenj në futboll. Dhe pikërisht tani ai është duke e dëshmuar këtë".
"Ai është te një klub i madh si Manchester Unitedi dhe ai e bën atë që di më mirë- shënon gola", ka thënë Beckham për "Sunday Mirror".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›