Seria A, Roma regjistron fitoren e nëntë radhazi

Roma ka vazhduar serine e saj pozitive, duke regjistruar fitoren e nente radhazi pasi ka mundur paster 4-1 Palermon. Pas ketij suksesi skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri ka ruajtur vendin e dyte ne serine A, duke kaluar perseri Milanin ne tabelen e klasifikimit. Ne “Olimpiko”, Roma nuk e ka patur aspak te veshtire fitoren. Mateo Brigi do te shenonte golin e avantazhit per vendasit ne minuten e 33-te te takimit dhe pjesa e pare do te mbyllej me epersine minimale te skuadres verdhekuqe.
Me fillimin e pjeses se dyte, Roma do te dyfishonte rezultatin vetem pas
tete minutash loje. Hulio Baptista do te godiste sakte per te derguar
per te dyten here topin ne porten e Palermos. Ne minuten e 62-te do te
ishte perseri Mateo Brigi qe do te trefishonte rezultatin per skuadren e
Ranierit, duke shenuar edhe golin e dyte personal ne kete takim.
Palermo do te reazlizonte golin e nderti dhjete minuta nga fundi i
takimit. Pastore do te pengohej brenda zones dhe kryesori Tagliavento do
te akordonte nje 11-metersh, i cili do te kthehej ne gol nga Mikoli.
Kur gjithcka dukej e mbyllur Roma do te thellonte rezultatin e takimit
ne minuten e 83-te Me Risen, i cili do te vuloste perfundimisht fitoren e
verdhekuqve, qe kane konfirmuar edhe nje here formen e mire ne Serine
A.
Nertan Prifti