SHBA/Emigrantët iranianë protestojnë kundër regjimit të Ahmadinexhadit
Me qindra iranianë emigrantë në SHBA kanë protestuar ditën e shtunë kundër regjimit islamik në shtetin e tyre amë. Protesta ka ardhur në ditën e përvjetorit të 31-të të revolucionit islamik Iranian. Manifestuesit e shumtë sfiduan temperaturat e ulëta dimërore dhe marshuan përpara Shtëpisë së Bardhë.
Protestuesit u shprehën se manifestimi i tyre ishte një shenjë solidariteti për qindra e mijëra iranianë opozitarë të cilët janë kundër regjimit të Ahmadinexhad. Shumë prej manifestuesve u shprehën pro sanksioneve të forta ndaj Iranit, në rast se ky nuk do të ndryshonte kursin e programit bërthamor.
"Ne jemi këtu para Shtëpisë së Bardhë për të mbështetut popullin opozitar Iranian i cili ndodhet në një presion të madh nga censura dhe pushteti i dhunshëm i liderëve, Khamenei dhe presidentit Mahmoud Ahmadinejad."- u shpreh një manifestues iranian.
Shirin Nariman, një nga organizatorët e manifestimit, pohoi se ky organizohej më së shumit për nder të atyre opozitarëve të cilë kanë rrezikuar jetët e tyre për të qenë të pranishëm në protestat e opozitës.
Lëvizja opoziariste Iraniane është e quajtur ndryshe "Lëvizja e Gjelbërt". Kjo lëvizje është e përbërë nga një grup i madh partish dhe lëvizjesh anti-qeveritar të cilat janë pro reformave dhe ndryshimit të regjimit në shtetin islamik.
"Lëvizja e Gjelbërt" pretendon se presidenti aktual Mahmoud Ahmadinexhad nuk i fitoi zgjedhje e 12 qershorit por kreu një mashtrim zgjedhor.