Reali fiton 3-0 me Kserezin

Ka qene gjithcka shume e thjeshte per Realin e Madridit ne javen e 22-te te Primera Division ku ka arritur te fitoje 3-0 ne transferte me Kserezin, vendin e fundit te klasifikimit.
Ka qene Arbeloa dhe me pas Kristiano Ronaldo ai i cili nepermjet nje dygoleshi ka arritur t’i jape fitoren skuadres madrilene ne pjesen e dyte. Aktualisht skuadra e Pelegrinit eshte ne kuoten e 53 pikeve, nje me pak se Barcelona e cila diten e sotme do te luaje ne transferte me Atletikon e Madridit. Nderkohe Valencia ka arritur te barazoje 1-1 me Sporting Gijon, fale golit te Mates ne fundin e lojes. Pas ketij barazimi ata tashme ndodhen ne vendin e trete ne kuoten e 43 pikeve.