"Befasi" pa hile
Kryetari i shtetit shqiptar, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, deklaroi nga Iraku, se Shqiperia do te vazhdoje te kontribuoje me trupat e saj ne misionet paqeruajtese ne zonat e nxehta te globit. Vizita e mbajtur sekret nga Presidenca, ne fakt ishte bere e ditur per publikun nga "Korrieri" disa dite me pare, duke thene se Presidenti do te kalonte festen e Krishtlindjeve ne Irak. Gjate vizites, Topi ka theksuar se angazhimi i Forcave te Armatosura vjen edhe per te permbushur aspiraten e marrjes se fteses per anetaresim ne NATO, nga samiti i Bukureshtit, qe do te zhvillohet muajin prill te vitit te ardhshem ne Bukuresht. Presidenti Topi ne viziten e tij ne Irak ka zhvilluar nje takim me Kontingjentin e 10-te te misionit te Forcave te Armatosura, si pjese e operacionit "Liria e Irakut", ku dhe ka dekoruar me Medaljen e Arte te Shqiponjes, me motivacionin "Per trimerine, kurajen e profesionalizmin e larte te treguar ne operacionin "Liria e Irakut", kete kontingjent, duke nderuar keshtu kombin shqiptar". "Besoj qe kjo nuk eshte medalja e pare dhe e fundit, sepse operacioni do te vazhdoje, misioni do te vazhdoje dhe jam i bindur qe suksese te tjera ky kontingjent do te kete ne te ardhmen, duke u dhene vlera te reja Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise dhe institucioneve shqiptare", ka deklaruar kreu i shtetit shqiptar. Ai theksoi se, "duke shpresuar se aspirata qe ne kemi per te marre ftesen e anetaresimit ne NATO, ne prillin e vitit 2008, ne Samitin e Bukureshtit, do te ishte nje sukses i jashtezakonshem per te gjithe, besoj se nje vlere po aq te madhe, po aq te jashtezakonshme ka dhe kontributi i te gjithe ushtarakeve tane qe jane ne misione jo vetem ne Mosul te Irakut, por edhe ne Afganistan, ne Bosnje-Hercegovine e keshtu me radhe". Kreu i shtetit theksoi se "forcat tona komando kane demonstruar nje moral te larte, gjate gjithe kohes se sherbimit ne Mosul, por kane demonstruar gjithashtu edhe parametra te larte profesionale dhe cdo dite po i rrisin keto parametra. Ata jane ne nje sherbim aktiv dhe me kalimin e diteve marrin dhe detyra te reja operacionale". Gjithashtu, Presidenti Bamir Topi gjate vizites se tij ne Irak do te zhvilloje nje takim te vecante edhe me kryeministrin vendas, Nuri Al-Maliki.