Befasi se jo mahi, i 135-ti e eliminon Nadalin

Turneu prestixhioz i tenisit, "Wimbledon" ka nisur me një befasi të dorës së parë. Rafael Nadal, është eliminuar befasisht që në raundin e parë të këtij turneu.
Belgu Steve Darcis rezultoi më i fuqishëm se spanjolli duke e mposhtur me rezultat 3-0 në sete (7-6, 7-6, 6-4).
Kjo është hera e parë që Nadal eliminohet që në raundin e parë nga një turne Grand Slam. Darcis është i rankuar në vendin e 135 në rënditjen botërore në tenis, ndërsa Nadal mbetet një nga teniserët më të mirë në botë aktualisht./Indeksonline/