E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani përcaktohet për Hondan

Milani duket se i është rikthyer sërish interest për mesfushorin sulmues të CSKA-së, Keisuke Honda.

Sipas mediave italiane, duke parë vështirësitë me transferimin e Karlos Tevez dhe mundësisë së largimit të Kevin Prince Boateng, drejtuesit e Milanit kanë vendosur që të projektojnë blerjen e Hondës.

Milani ka shfaqur edhe më parë interes ndaj japonezit, dhe tashmë duket se është bindur edhe falë paraqitjes shumë të mirë të tij në Kupën e Konfederatave.

Për japonezin janë të interesuara edhe ekipet e Premier Ligës, me në krye Everton dhe Totenhem./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›