E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ionesko, shfaqje me 2 korrik



Ndersa, shqiptaret jane perfshire ne ethet e zgjedhjeve, artistet kane menduar te sjellin nje nga mjeshtrit e absurdit ne teatrin kombetar, Ioneskon. Pjesa do te vihet ne skene nga regjisori Spiro Duni dhe ka nje pjese aktoresh, me te cilet ai ka bashkepunuar dhe me pare

Ne ditet e para te korrikut, mbushur me propaganden zgjedhore, Teatri Kombetar ka vendosur te sjelle nje pjese te teatrit te absurdit, vepren "Kengetarja tullace" (La Cantatrice Chauve) te dramaturgut rumun Eugjen Jonesko (1909-1994). E cilesuar si e para veper e teatrit absurd, ajo do te vihet ne skene nga regjisori Spiro Duni.

Eshte hera e dyte qe publiku yne ka mundesine te ndjeke kete veper te perkthyer nga Agim Qirjaqi. Aktori do ta vinte premiere ne skene ne vitin 1994. Por Duni ka nje koncept te vetin per kete veper. Ka vetem tri dite qe regjisori dhe aktoret jane ulur ne tryezen e provave, per shfaqjen qe do te jete ne skene me 10 korrik.

Gjashte personazhet e "Kengetares tullace" interpretohen nga aktoret Roland Trebicka, Bujar Asqeriu, Marjana Kondi, Anila Bisha, Flaura Kureta dhe Sajmir Sina. Eshte vepra e trete qe Duni ngjit brenda nje sezoni ne TK, pas "Fershellime ne erresire" (Tom Murphy) dhe "Mbroni shpellarin" (Rob Becker) produksion i "Studio Teater Po".

Pas nje drame dhe nje One man shoe (ku Duni ishte aktor dhe regjisor) ndalet tek teatri i absurdit. "Kjo eshte nje drame larg elementeve te drames tradicionale, larg poetikes se Arisotelit. Eshte nje veper qe nuk mbeshtetet ne ate qe ne quajme intrige, zhvillim, mes dhe mbarim. Vepra ka si qellim zbavitjen, ate zbavitje qe quajme entertainment dhe qe i intereson me shume spektatorit", thote Duni.

"La cantatrice chauve" eshte vepra e pare teatrale e Eugjen Joneskos. Autori rumun, ne 1948-en vendosi te mesoje gjuhen angleze dhe per kete bleu nje manual bashkebisedimi. Per tu praktikuar Jonesko kopjonte ne nje flete frazat e manualit.

Duke vepruar ne kete menyre ai vuri re banalitetin e permbajtjes se frazave si "tavani eshte larte, dyshemeja eshte poshte", "ditet e javes jane shtate", etj. Dhe ishin keto fraza qe e frymezuan Joneskon per te shkruar "Kengetaren tullace".

Nje veper e cila cilesohet si e para e nje lloj teatri qe ne ate kohe ishte ne fillesat e tij, teatri te absurdit. Jonesko eshte shprehur se: "Duke shkruar kete komedi (sepse cdo gje eshte transformuar ne nje komedi ose antikomedi, eshte nje imitim i keq i nje komedie, nje komedi brenda nje komedie), me pershkonte nje ndjenje ligesie, nje marramendje qe me shkaktonte te perziera.

Shpesh isha i detyruar te nderprisja punen dhe te pyesja veten me kokefortesi se cili shpirt i lig me detyronte te vazhdoja te shkruaja. Shkoja te pushoja ne kanape, me friken se do ta shihja te zhdukej ne hapesire; dhe une bashke me te".

Ai nisi ta shkruaje ne vitin 1948d dhe ne venien e pare ne skene, ky teater i ri dhe i vecante e gjeti te papergatitur spektatorin i cili nuk e priti me entuziazem. Vetem ne rivenien e dyte, shfaqja do te korrte sukses te madh..

Megjithese vone, si nje nga autoret e ndaluar te letersise dhe dramaturgjise moderne te shekullit te XX, Jonesko ashtu si Beket, me ne fund pa driten e skenes shqiptare vetem pas viteve '90. Prej tij jane vene ne skene "Mbreti po vdes" "Rinocerontet", "E ardhmja qendron tek vezet" dhe "Karriget".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›