Nje koncert simfonik, ne kujtim te Gjon Simonit
Ne hollin "Gjon Simoni" te Radio Tiranes me daten 2 korrik do te jete koncerti kushtuar kompozitorit te njohur. Ne kete koncert, sopranoja Mimoza Kosturi, e shoqeruar nga Orkestra Simfonike RTSH-se, do te interpretoje pjese te njohura te perpunuara nga vete krijuesi
Miq, dashamires dhe artiste do te bashkohen ne nje mbremje te vecante ne kujtim te kompozitorit te njohur shkodran, Gjon Simoni me 2 korrik ne oren 20,30. Ne kete koncert, sopranoja Mimoza Kosturi, e shoqeruar nga Orkestra Simfonike RTSH-se, do te interpretoje pjese te njohura te perpunuara nga vete krijuesi ne hollin "Gjon Simoni" te Radio Tiranes. Ne program jane pjeset: "Ave Maria", "Dua me shume Shqiperine", nje arie nga Bach, romanca "Perse", "Fryn veriu" kenge popullore e perpunuar, kenga permetare "Me jep une me doren tende", "Lule Bore" dhe "Simfonietta ne tre kohe". Krijimtaria e ketij kompozitori eshte shume e pasur. Ajo eshte pjese e shume aktiviteteve muzikore ne kryeqytet dhe jashte tij. Simoni ka dhene nje kontribut te rendesishem, ne konferenca, seminare brenda dhe jashte vendit, si dhe ne zhvillimin dhe rivleresimin e kompozitoreve shqiptare te gjysmes se pare te shek XX. Ne vitin 1999 eshte nderuar me diplome nderi nga International Biographic Centre Cambridge ne Angli. Ne te njejten kohe, ai eshte krijues i shkolles moderne te orkestracionit shqiptar dhe nje nga shtyllat e krijimit te muzikes se lehte. Ai eshte i pari qe e ngjiti kengen ne art, duke futur elemente shkencore te harmonise, kontrapuntit dhe orkestracionit. Ne veprat e tij per Muzike Dhome perfshihen: duete, kuartete, suita; ne ato per Okrester perfshihen: balete, koncerte, simfoni, korale dhe fuga, koncert per piano dhe orkester, Rekuiem per Nene Terezen; dhe ne ato te Muzikes Instrumentale: variacione, romanca, valle, koncerte. Gjon Simoni eshte autor i tekstit "Orkestracioni", nje veper me shume vlere qe ka dhene kontribut per formimin e studenteve shqiptare.