Begaj dekreton Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtnant Arben Kingji merr një tjetër mandat

Gjenerallejtnant Arben Kingji, me dorën mbi Kushtetutë, u betua se do të drejtojë me përkushtim edhe për një tjetër mandat Forcat e Armatosura Shqiptare.
Presidenti Bajram Begaj, me ceremoni zyrtare në Presidencë në prani të Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe drejtuesve madhorë të ushtrisë shqiptare, i dha Arben Kingjit dekretin e mandatit të dytë në krye të ushtrisë shqiptare.
Arben Kingji e mori mandatin e parë si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në 2 gusht 2022 nga presidenti Begaj dhe do ta ushtrojë këtë detyrë të lartë deri në 2028-ën.
Gjenerallejtnant Arben Kingji lindi në Kukës në vitin 1970. Ai ka kryer Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1993 dhe ka mbajtur detyra të larta në drejtim, ndërsa ka shërbyer edhe në misione ndërkombëtare, si në Afganistan dhe Irak.
Gazetare: Denada Shkodrani
/rtsh.al/