Begaj homazhe te varri i Ibrahim Rugovës dhe familja Jashari: Raportet e trilluara nuk zbehin trashëgiminë e lavdishme

Presidenti Bajram Begaj në kuadër të vizitës dy-ditore në Kosovë ka kryer homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, familja Jashari dhe UÇK-së. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj deklaron se asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijimin e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë, flamurit dhe identitetit kombëtar nuk do të arrijë kurrë të zbehë trashëgiminë e lavdishme.
“Nderim për presidentin Ibrahim Rugova, udhëheqësin vizionar e qëndrestar dhe themelues i pavarësisë së Kosovës. Përulem me respekt përpara familjes Jashari dhe UÇK-së, faqe e ndritur të historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar.
Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijimin e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë, flamurit dhe identitetit kombëtar nuk do të arrijë kurrë të zbehë këtë trashëgimi të lavdishme”, tha Begaj.
/rtsh.al/