E Martë, 3 Nëntor 2026

Begaj me Koordinatoren e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së: Domosdoshmëri përmbushja e standardit të zgjedhjeve

TIRANË, 8 maj/ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot Koordinatoren Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi.

Presidenti i Republikës e falënderoi Karimi dhe ekipin e saj për vizitën e tyre në Shqipëri me rastin e zgjedhjeve, si edhe përcolli vlerësimet e tij më të larta për rolin e misioneve vëzhguese ndërkombëtare në zgjedhjet shqiptare.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë gëzojnë prestigj dhe besueshmëri tek opinioni publik shqiptar”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti i siguroi se gjetjet dhe rekomandimet e tyre do të trajtohen nga publiku dhe politika shqiptare me maksimumin e seriozitetit, sepse neutraliteti dhe korrektësia e misioneve vëzhguese ndërkombëtare janë të padiskutueshme.

Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria ka hyrë në një fazë zhvillimi, në të cilën përmbushja e standardit të zgjedhjeve është domosdoshmëri.

Me bashkëbiseduesit e huaj Presidenti Begaj ndau vlerësimet dhe opinionet rreth zhvillimeve të deritanishme.

1 nga 2

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›