Begaj pret ministrin e Jashtëm të Katarit: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit politik dhe ekonomik

TIRANË, 18 maj/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Shtetit të Katarit, Sultan Bin Saad Bin Sultan Al Muraikhi.
Gjatë takimit, Presidenti vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve.
Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu vullnetin e Shqipërisë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe për rritjen e investimeve mes Shqipërisë dhe Katarit.
Gjatë bisdesës u konfirmua se këto marrëdhënie janë zhvilluar në frymën e besimit, respektit të ndërsjellë, si dhe gatishmërisë për mbështetje, si në plan dypalësh, ashtu edhe shumëpalësh.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, situatës së sigurisë dhe problemeve dhe vështirësive me të cilat po përballet Katari përballë konfliktit në rajon, Presidenti Begaj shprehu solidaritetin e Shqipërisë me popullin e Katarit.
1 nga 2/m.m/j.p/r.e/