E Diel, 1 Nëntor 2026

EU4Trade, mbështetje rritjes së standardeve në prodhimin e fidanëve në Shqipëri dhe Kosovë

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Bashkimi Europian po mbështet Shqipërinë dhe Kosovën në rritjen e standardeve në prodhimin dhe monitorimin e shëndetit të bimëve përmes projektit “EU4Trade”.

Në këtë kuadër, këtë fundjavë në Prizren u zhvillua takimi i përbashkët i inspektorëve nga Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes së Bimëve, si dhe nga Drejtoritë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, të Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjatë trajnimit u prezantuan praktikat dhe metodologjitë bashkëkohore të monitorimit dhe kontrollit fitosanitar të fruta-perimeve, me synim përmirësimin e standardeve të prodhimit dhe forcimin e sigurisë së produkteve bimore.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e harmonizimit të procedurave me standardet e Bashkimit Europian, si një hap i rëndësishëm për rritjen e cilësisë së prodhimit dhe lehtësimin e tregtisë rajonale.

Ky takim u vlerësua nga specialistët si një kontribut i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në rritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e mbrojtjes së bimëve.

1 nga 3

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›