E Enjte, 5 Nëntor 2026

Begaj takon Haradinajn: Liria e Kosovës ka në themel luftën e heronjve të saj

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, në Ditën e Çlirimit të Kosovës, u takua në Prishtinë me Ramush Haradinajn, kryetar i AAK-së.

Presidenti Begaj i shprehu edhe një herë Haradinajt vlerësimin për kontributin e tij e të bashkëluftëtarëve për çlirimin e Kosovës.

“Liria e Kosovës ka në themel luftën e heronjve të saj, bij të shqipes nga çdo anë dhe mbështetjen e vendosur të miqve, partnerëve tanët strategjikë, që besuan në kauzën e drejtë të lirisë. Ne u jemi mirënjohës përjetë atyre”, theksoi Presidenti Begaj.

/m.m/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›