E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Begaj telefonon Osmanin: Mbështetje hetimit të plotë të aktit terrorist në Ibër-Lepenc

TIRANE, 30 nëntor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ku dënoi ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike e cënojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Begaj mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist.

Një shpërthim që ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Sulmi u cilësua akt terrorist nga autoritetet e Kosovës ndërsa u dënua edhe nga SHBA dhe BE.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›