FOKUS – ISTAT: Rritet numri i italianëve që largohen nga vendi

ROMË, 18 korrik /ATSH-ANSA/ – Rritet numri i italianëve që largohen nga vendi për të jetuar jashtë, sipas institutit italian të statistikave, ISTAT.
Ndërsa Italia po humbet banorët brenda territorit të saj, komuniteti italian po rritet jashtë kufijve kombëtarë.
Shifrat e fundit flasin për një total prej gjashtë milionësh duke shënuar një rritje prej 97 000 personash krahasuar me fillimin e vitit.
Prania e italianëve jashtë vendit është rritur me +91% nga viti 2006 e deri më sot.
Italianët jashtë vendit praktikisht janë dyfishuar (99,3%), të miturit janë rritur me +78,3% dhe mbi 65 vjeç me +109,8%.
“46,5% e gati 6 milionë italianëve që banojnë jashtë vendit janë me origjinë jugore (15,9% vetëm nga ishujt), 37,8% nga veriu (19,1% nga veriperëndimi) dhe 15,8% nga qendra. Në 20 vitet e fundit, Italia ka qenë dëshmitarë jo vetëm të një ringjalljeje të fenomenit, por edhe të një ndryshimi drastik të tij.
Mbi gjysmat e tyre zgjedhin të qëndrojnë në Evropë (3 246 000), ndërsa më shumë se 2 384 000 banojnë në Amerikë dhe Amerikën Latine.
Ndër vendet më të njohura janë Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca./ /os/