E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojne edhe sot bisedimet Kosove - Serbi

Bisedimet ndermjet Kosoves dhe Serbise do te vazhdojne edhe sot ndonese ishte planifikuar qe ato te permbyllen mbreme. Te dy delegacionet kane diskutuar per me shume se 12 ore per ceshtjen e vendkalimeve kufitare ndermjet Kosoves dhe Serbise dhe pjesemarrjen e Kosoves ne nismat rajonale por nuk kane arritur ndonje marreveshje. Zyrtare te Bashkimit Evropian dhe perfaqesuesit e delegacioneve thane se ka pasur perparim ne bisedimet rreth menxhimit te perbashket te kufirit dhe per kete arsye bisedimet do te vazhdojne edhe sot.

Shefi i delegeacionit serb Borisllav Stefanovic tha se jane hedhur disa propozime nga ana e Beogradit per tejkalimin e dallimeve rreth kesaj ceshtjeje por Prishtina ka ngulur kembe qe kufiri te jete kufi shteteror qe eshte e papranueshme per Serbine.

Shefja e delegacionit te Prishtines Edita Tahiri ka theksuar nderkaq se Prishtina angazhohet per menaxhim te perbashket te kufirit ndemrjet dy vendeve si nje model evropian qe tashme Kosova e zbaton me vendet tjera fqinje.

Bisedimet po zhvillohen pak dite para se te merret vendimi nese Serbise do ti jepet apo jo statusi i vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Por kusht eshte perparimi ne permiresimin e marredhenieve me Kosoven qe nenkupton shtendosjen e situates ne veriun e Kosoves. Tensionet ne zone vazhdojne te mbeten te larta ndersa serbet lokal po vazhdojne te qendrojne ne barrikadat e vendosura tash e kater muaj me radhe ne kundershtim te shtrirjes se autoritetit te Prishtines ne veriun e banuar me shumice serbe.

Bisedimet qe jane te fundit per kete vit po ndodhin ne nje periudhe te zhvillimeve te dhunshme ne veriun e Kosoves ku gjate diteve te fundit te pakten 30 pjesetare te KFOR-it u plagosen gjate perleshjeve me protestuesit serbe. Dhuna eshte denuar gjeresisht nga autoritetet nderkombetare dhe ato vendase ndersa forcat paqeruajtese thane se do te perdorin te gjithe mjetet e pershtatshme per te mbrojtur jeten e ushtareve te KFOR-it.

Ne perpjekje per te hapur rrugen per te mare statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian presidenti i Serbise Boris Tadic beri thirrje per largimin e barrikadave ne veriun e Kosoves duke nenvizuar se ato nuk sigurojne mbrojtjen e asnje interesi kombetar te serbeve perkundrazi sipas tij shkallezimi I dhunes rrezikon ate interes. Ai tha se per shkak te zhvillimeve te fundit ne veri te Kosoves Serbia u ndodh me larg statusit te vendit kandidat sesa qe ishte dite me pare.

Qendrimet e presidentit serb jane pare me mosbesim ne Prishtine ndersa kane nxitur reagime te ndryshme ne Serbi. Derisa nje pjese e forcave politike atje e kane mbeshtetur ate opozita e ka kritikuar ashper duke e cilesuar kete si njohje te pavaresise se Kosoves.

Bisedimet e filluara ne muaji mars me ndermjetesimin e Bashkimit Evropian kane prodhuar disa marreveshje perfshire levizjen dhe tregtine e lire por ka ngecur zbatimi i tyre.

Prishtina qe me pare ka kerkuar qe marreveshja e mundshme per vendkalimet kufitare te nenshkruhet nga te gjitha palet per dallim nga marreveshjet e deritashme qe jane paraqitur ne forme perfundimesh por pa u nenshkruar pej tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›