E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova dhe Serbia ne raundin e tete te bisedimeve

Delegacionet e Kosoves dhe Serbise po takohen sot ne Bruksel pak dite para se te merret vendimi nese Serbise do ti jepet apo jo statusi i vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Bisedimet e sotme perfshijne ceshtjen e pjesemarrjes se Kosoves ne nismat rajonale por kryesorja eshte ceshtja e vendkalimeve kufitare ne veriun e Kosoves.

Prishtina eshte shprehur e gatshme te diskutoje per menaxhimin e perbashket te kufirit ndersa Beogradi thekson se nuk do te pranoje asnje marreveshje qe nenkupton njohje te kufirit me Kosoven.

Shefja e delegacionit te Kosoves Edita Tahiri tha para fillimit te takimit te sotem se ka ardhur koha qe Serbia te njohe realitetin e ri ne Kosove per ti ndihmuar kesisoj edhe qendrueshmerise se rajonit. Ajo tha se bisedimet e sotme duhet te prodhojne marreveshje qe do te zbatohen.

Shefi i delegacionit te Serbise Borisllav Stefanovic shfaqi shpresen se bisedimet do te jene te suksesshme duke u angazhuar per sic tha tejkalimin e dallimeve. Por ai theksoi se bisedimet nuk duhet te zhvillohen nen trysnine e ceshtjes se kandidatures se Serbise per anetaresim ne Bashkimin Evropian.

Bisedimet e sotme ndodhin ne nje periudhe te zhvillimeve te dhunshme ne veriun e Kosoves ku gjate diteve te fundit te pakten 30 pjesetare te KFOR-it u plagosen gjate perleshjeve me protestuesit serbe qe po mbajne te bllokuara rruget ne ate zone ne shenje kundershtimi ndaj shtrirjes se autoritetit te Prishtines.

Dhuna eshte denuar gjeresisht nga autoritetet nderkombetare dhe ato vendase ndersa forcat paqeruajtese thane se do te perdorin te gjithe mjetet e pershtatshme per te mbrojtur jeten e ushtareve te KFOR-it.

Ne prag te bisedimeve te sotme presidenti i Serbise Boris Tadic beri thirrje per largimin e barrikadave ne veriun e Kosoves duke nenvizuar se ato nuk sigurojne mbrojtjen e asnje interesi kombetar te serbeve perkundrazi sipas tij shkallezimi I dhunes rrezikon ate interes. Ai tha se per shkak te zhvillimeve te djeshme Serbia sot eshte me larg statusit te vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian sesa qe ishte nje dite me heret.

Javen qe vjen pritet vendimi rreth propozimit qe Serbise ti jepet ky status por kusht eshte perparimi ne permiresimin e marredhenieve me Kosoven qe nenkupton shtendosjen e situates ne veriun e Kosoves.

Qendrimet e presidentit serb nuk jane komentuar ende ne Prishtine ndersa ne Serbi kane nxitur reagime te ndryshme. Derisa nje pjese e forcave politike atje e kane mbeshtetur ate opozita e ka kritikuar ashper duke e cilesuar kete si njohje te pavaresise se Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›