Behgjet Pacolli eshte prane blerjes se klubit te futbollit Vicenca ne Itali

Behgjet Pacolli është në prag të blerjes së një klubi futbolli në Itali.
Zëvendëskryeministri i Kosovës pritet të investojë paratë e tij duke blerë aksionet e Viçencës në Serinë B italiane.
Bashkë me Pacollin, aksioner pritet të jetë biznesmeni kosovar që jeton në Zvicër, Hamdi Mehmeti.
Pacolli dhe Mehmeti do të duhet të paguajnë 600 mijë euro garanci deri me datë 16 korrik.