Teuta pret estonezet e Flores ne Ligen e Evropes
Përballë do të ketë Florën e Talinit, një rival nga Estonia. Teuta e Durrësit luan nesër në Ligën e Europës me besim se mund ta fitojë këtë duel për të shkuar në turin e dytë. Trajneri Gugash Magani i ka idetë e qarta.
Përgatitjet kanë qenë në Bullgari dhe ditët e fundit në Durrës. Duket se trajneri ka qenë me fat.
Trajneri peqinas e ka studiuar kundërshtarin estonez duke krijuar një ide të qartë, pavarësisht ndryshimeve që Flora ka bërë këtë verë. Kjo rrit besimin durrsak, por vetëm fusha do tregojë nëse do t’ia dalin.